Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arben Shehu për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtim aktiviteti i paregjistruar ne organet tatimore”. Elektriçisti i OSHEE-së duke ”shfryrtëzuar zanatin”, kishte bërë lidhje të paligjshme në biznesin e tij, duke shkaktuar dëme.
Njoftimi i policisë:
Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga elektricisti.
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.
Shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”
…
/faxweb
