Kanë një praktikë socialistët në Kuvend, që zor mund të shpjegohet, nëse i hyn një analize, duartrokasin në fund të çdo fjalimi rutinë, por sot kanë zgjedhur ta bëjnë më shpesh, teksa mbante fjalën ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu.

Siç shihet dhe në pamjet e mposhtme, në një moment, teksa Manastirliu nuk ishte duke thënë ndonjë gjë më të meçme, se propaganda e përditshme e qeverisë, që ndodh çdo ditë, se spitalet janë në gjendje të mrekullueshme, që pacientët marrin shërgim në kohë rekord, koleget e saj nisën duartrokitjet.

Mes tyre ka dhe nga ato që e kanë njërën dorë të zënë me telefonin, si rasti i Mirela Kumbaros, e cila ka zgjedhur që duartrokitjen e kolegeve ta shoqërojë me goditjen e tavolinës, me dorën që kishte të lirë.

Sa i takon Mamastirliut, ajo i bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga spitalet, dhe të mos iu drejtohen mjekëve, kur shkojnë në gradën e fundit, ndërsa përsëriti dhe përsëriti deklaratat e saj që vaksina do të vijë, që testet e shpejta do të fillojnë, që shtretër të lirë ka, ama ende qytetarë mjekohen në ambulanca.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

Më lejoni të bëj një parashtrim të situatës së epidemisë Covid në vendin tonë duke prezantuar masat e marra deri më sot dhe duke vënë përpara një ekspoze të punës sonë dhe për muajt e vështirë për të cilët po përgatitemi.

Do kisha dalë paera jush si ministre e shëndetësisë në kohë paqjeje. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë në grahmat e fundit ashtu si ishte në vitin 2013. Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive të hartuar nga ekspertët më të mirë në vend.

Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re