Policia italiane kapi të hënën anijen e njohur gjermane të shpëtimit të migrantëve “Eleonore”, e cila kaloi një javë në det të hapur me më shumë se 100 njerëz, të cilët së shpejti do të sillen në breg, tha një zëdhënës i policisë.

Anija ishte nisur më parë për Pozzall, një qytet i vogël në ishullin italian të Siçilisë, duke shkaktuar një përplasje të re midis organizatave humanitare dhe ministrit të Brendshëm të vendit, Matteo Salvini, përpara largimit të tij nga posti për shkak të çarjes së kolaicionit me Pesë Yjet.

Salvini javën e kaluar nënshkroi një dekret që ndalonte anijen “Eleonore” të hynte në ujërat territoriale italiane, si pjesë e politikës së saj me dyer të mbyllura për migrantët që vinin nga veriu i Afrikës me det.

“Anija është kapur dhe migrantët do të dërgohen rreth mesditës”, tha në Romë një zëdhënës i policisë financiare italiane, e cila po udhëheq rastin.

Kapiteni Claus-Peter Reisch njoftoi këtë të hënën në mediat sociale se autoritetet italiane kishin mbërritur në bord.

Ai më parë kishte shkruar se kishte vendosur të futej në ujërat territoriale italiane dhe të gjente një strehë të sigurt për shkak të stuhive.

“Pas tetë ditësh në pritje të një porti të sigurt, pas përpjekjeve të panumërta për të bindur shtetet që të kujdesen për 104 persona, moti ka vendosur sot”, shkroi ai.

“Unë duhet ta shpall ‘Eleonore’-n si një emergjencë për shkak të situatës kërcënuese për jetën në bord”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re