Dorëhiqet presidenti i Federatës Shqiptare te peshëngritjes Elez Gjoza. Duket se vendimi është i lidhur me rastet e përsëritura të daljes me doping të peshëngritësve shqiptarëve në kompeticionet e mëdha europiane dhe botërore.
 
I fundit është rasti i Romela Begajt, e cila pasi u shpall kampione bote në botërorin e SHBA, pak muaj kohe më pare, doli pozitiv në testin e dopingut.
 
Raste të tilla kanë qenë të shumta nën presidencën e Elez Gjozës por duket se presioni i madh mediatik i ditëve të fundit në rastin “Begaj”, e ka detyruar atë të japë dorëheqjen.
 
Gudar Beqiraj është emëruar përkohësisht si president i Federatës deri në zgjedhjet e reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re