Ish kreu i PD në Kukes, Ibsen Elezi  është shprehur kundër tërheqjes së mjekut Ilir Alimehmeti nga balotazhi me Belind Këlliçin.

 

 

Sipas Elezit, me dorëheqjen mjeku vrau shpresën e votuesve demokratë.

 

 

 

“Po më vjen shumë keq. Unë e kam mbështetur fort Alimehmetin. Kam besu që ai do e mundë Këlliçin.”

 

 

 

Nga studio e Quo Vadis, Elezi shpërtheu edhe në akuza ndaj kandidatit Këlliçi duke e quajtur atë Luli nr 2.

 

 

 

“Belind Këlliçi figurë e degraduar në Partinë Demokratike. Ai është Luli numër dy”

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re