Erion Veliaj ka nisur të grumbullojë këngëtarë dhe ish mise me shumicë, për fushatën e Partisë Socialiste.

Pas Valbona Selimllarit dhe Kastro Zizos, sot në krah të Veliajt është shfaqur Eli Fara në njësinë 5 në Tiranë.

Fara i thuri disa lavde veprave të Veliajt në Tiranë, madje shkoi aq larg sa të deklarojë se Tirana tashmë ja ka kaluar shumë “kryeqyteteve fantastike” që ajo ka vizituar nëpër botë.

Pas lajkave për Veliajn, Fara u kthye në profesionin e saj të vërtetë dhe këndoi një këngë, për të argëtuar të pranishmit.

“Jam artiste, nuk jam politikane, jam edhe korçare. Nuk jam militante e asnjë partie dhe nuk merrem me politik, jam me partinë e muzikës, por jam këtu për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë, duhet të thuash faleminderit. Dua të falenderoi Erion Veliajn, për kontributin që ka dhënë edhe për artistët, përveçse Tirana shkëlqen, ndrin. A është liqeni më i bukur seç ka qenë? Shumë. Ke vënë ca drita më shumë, s’kanë ku fshihen njerëzit. 

Kam qenë në Amerikë për të jetuar, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike, dhe kur kthehesha thosha, kur do bëhet kjo Tirana, por Tirana tani po i kalon të tjerat. Kanë ndryshuar çdo gjë, rrugët. Këtë prisja dhe këtë kemi në zemër, të krenohemi me vendin tonë, sa të bukur e kemi“, tha këngëtarja.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re