Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar urgjentisht ilaçin anti-COVID-19 të Eli Lilly bazuar në një kombinim të antitrupave.

Sipas rezultateve të fazës së vonë të testimit, u konfirmua se terapia me këtë përgatitje nga Eli Lilly bazohet në përdorimin e dy antitrupave që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes tek pacientët COVID-19 me 70 përqind, raporton Reuters

“Përdorimi i këtij preparati lejohet për trajtimin e simptomave në pacientët e moshës 12 vjeç e lart që janë në rrezik ose janë shtruar tashmë në spital”, tha në një deklaratë kompania amerikane Eli Lilly.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re