Eliesa Rrahimi është një vajzë nga Kosova, e cila rrezikonte jetën për shkak të lëndimeve të marra nga një aksident. Familja e saj ishte në pamundësi për të kuruar të bijën, e cila kishte nevojë për një ndërhyrje jashtë shtetit.

Fondacioni “Firdeus” mori përsipër rastin dhe mundi të dërgojë për kurim në Turqi Eliesën. Këtë mbrëmje Elvis Naçi ka shpërndarë lajmin e mirë se Eliesa ka kryer me sukses ndërhyrjen dhe është mirë me shëndet.

“Eliesa vajza nga Kosova ka kaluar operacionin me sukses, ne dashte Zoti, shpetuam edhe nje jete tjeter. Zoti i begatofte Bamiresist! Amin.”-shkroi Naçi, teksa përcolli këtë foto të Eliesës me të ëmën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re