Fotografitë e një “pajisjeje gjigante” në një kamion, e cila mban logon e kompanisë SpaceX të biznesmenit dhe novatorit të famshëm Elon Musk, kanë provokuar reagime nga shumë ndjekës të teknologjisë në rrjetet sociale ditët e fundit.
Sipas mediave të huaja, pas publikimit të pamjeve, filluan spekulime dhe shaka të shumta se kjo ishte një version i ri ose një shtesë e re në kamionçinën e shumëpritur Tesla Cybertruck.
Disa gjithashtu kanë pyetur veten nëse Musk, në serinë e automjeteve, raketave dhe pajisjeve që ka treguar deri më tani dhe të cilat ai i prodhon, tani ka në radhë – një tank.
Sidoqoftë, një nga komentuesit e teknologjisë njoftoi më në fund se makina, e cila duket edhe si ndonjëj tank, nga Gjermania, ku është filmuar në autostradë, ka shumë të ngjarë të udhëtojë në një nga portet e mëdha, Hamburg ose Roterdam në Holandë.
Përgjigja e parë serioze për pyetjen e përdoruesit të Twitter u dha nga Chris Bergin, redaktor i NASASpaceFlight, i cili shkroi se SpaceX ka shumë të ngjarë të ketë blerë një konstruksion masiv vinçi, të ashtuquajturin “crawler crane”, i cili përdoret për të “manipuluar” me raketat.
Ai thuhet të jetë filmuar në Gjermani gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara.
Kjo u konfirmua shpejt edhe nga vetë Elon Musk, i cili shkroi në përgjigjen e tij: “Ky është vinçi ynë i ri!”.
…
/faxweb