Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është përplasur me Elisa Spiropalin, pasi ministrja i ndërhyri gjatë fjalës së saj në Kuvend.

“Elisa me dëgjo, më dëgjo, pusho!”, iu drejtua Tabaku, duke kërkuar që debatet se kush rezolutë për Kosovën “është më e mira duhet t’i lëmë”.

“Elisa me dëgjo, më dëgjo, pusho! Kjo lufta që ‘rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund’. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë.

T’iu lëmë debatet se kush rezolute është më e mira. Ka ndodhur dhe herë të kaluara. Ka ndodhur dhe me rezolutën për Srebrenicën. S’ka asgjë të keqe se kush e bën i pari rezolutën. Ne që rrimë dhe flasim këtu gjatë gjithë ditës, ikin njerëzit”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re