Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim në Parlament,  për tërmetin e fuqishëm që tronditi vendin. Ajo u shpreh se qeveria mori masa urgjente dhe në kohë rekord. Por, Spiropali dukej mjaft e frymëzuar nga kjo ngjarje dhe lëshoi një thirrje të madhe. Ajo tha se duhen kthyer sytë nga varfëria ekstreme dhe ky fenomen duhet luftuar deri në qelizë. Duket se zonja Spiropali, pas 6 vite qeverisje të së majtës, më në fund është “shkundur” nga tërmeti dhe është frymëzuar për një luftë të madhe ndaj varfërisë.

“Ishte një tërmet i fuqishëm, më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, dhe në këto goditje shkaktohet frikë, dëme, por fatmirësisht nuk pati humbje njerëzore. Shtabi i Emergjencës mori masa, kryesisht për banorët që ishin të pasigurt në banesat e tyre. Në kohë rekord u ngritën grupe në Tiranë e disa qytete të tjera, duke marrë masa.
Është detyra jonë të bëjmë diferencën e madhe për të çrrënjosur varfërinë, që në raste të tilla si tërmeti, del me gjithë forcën e saj tronditëse. Ne kemi një prapambetje të trashëguar, që duhet luftuar me themel. Përveç solidaritet në tërmet, ne duhet të kthejmë sytë nga varfëria ekstreme për ta luftuar atë deri në qelizë”, u shpreh Spiropali./TPZ

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re