Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja si drejtues politik në Shkodër. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali u përball me komentet se Beqja ishte një ndër figurat më të komentuara.

Spiropali është shprehur se për të gjithë të përfshirët në politikë komentohen por u shpreh e bindur se Beqja do të sjellë një rezultat surprizues.

“Më thoni një personazh që nuk është anatemuar. Përveç atyre periferikë. Ka qënë një nga ministrat më të suksesshëm. Reformat e tij kanë mbetur dhe sot. Edhe sot lënë gjurmë. Nuk është personazh që vete në ekrane dhe të mundohet që të blejë mediat, po. Por kjo nuk do të thotë që nuk është i suksesshëm dhe që Shkodra nuk do ketë rezultat suprizues kësaj here,“-tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re