Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Spiropali e priti Metsolan në hyrjen ceremoniale të Kuvendit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Takimi mes tyre ka ardhur në prag të samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet sot në Tiranë.
Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.