Skip to content

Elisa Spiropali: Shqipëtarët, po të ishin pa halle, nuk do ishin kaq interesantë! Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm…

Zëdhënësja e qeverisë dhe ministresha për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Elisa tha se një pjesë e madhe e njerëzve kanë pësuar çrregullime dhe probleme me shëndetin mendor për shkak të pandemisë, sigurisht duke i’u referuar kundërshtarëve të saj.

Ndër të tjera, Spiropali bëri një deklaratë të çuditshme, duke thënë se shqiptarët, “po të ishin pa halle, nuk do ishin kaq interesantë sa janë”.

“Po të ishin pa halle, nuk do të ishin kaq interesantë sa janë. Por kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Unë e shoh çdo ditë, realiteti është shumë ndryshe. Por e pranoj edhe realitetin tënd [i drejtohet Currit], sepse është realitet meditatit”.

Një gjë është e sigurtë, një nga njerëzit që ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe të paarritshëm, prej vitit 2013 dhe deri sot, është pikërisht Elisa Spiropali.

/TPZ.al/