Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioğlu, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran.

Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, si “Një partner kyç për mbështetjen e komisioneve parlamentare e deputetëve, hartimin e dokumenteve strategjikë, modernizimin dhe rritjen e eficencës së shërbimeve parlamentare.

Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në BE brenda viti 2030. Anëtarësimi i Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur rolin dhe kontributin e Shqipërisë si një faktor zhvillimi, integrimi e stabiliteti në rajon.

Organizimi në Tiranë i Samitit të Komunitetit Politik Europian është tregues i progresit të Shqipërisë drej integrimit europian si edhe i prestigjit të lartë dhe rolit të saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.”, nënvizoi  Spiropali.

Kryetarja Spiropali e falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm Sinirlioğlu për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe nënvizoi se Kuvendi do të analizojë me kujdes gjetjet dhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR-it.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko