Ministrja Elisa Spiropali është tallur me Lulzim Bashën, i cili, sipas saj, e ka të sigurtë humbjen e zgjedhjeve të pjesshme më 6 mars.

“Erdhi 6 marsi!

Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen?”, shkruan ajo me ironi.

Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 6 bashki dhe përveç socialistëve, këtë radhë Lulzim Basha do të ketë përballë edhe Sali Berishën, në koalicion me LSI-në.

Ndaj dhe socialistët janë entuziastë, se do të fitojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re