Elisa Spiropali ka hapur në Tiranë takimin “Ti Zgjedh”, me kandidatët për delegatë të Kongresit të PS-së, që do të zgjidhen me 16 nëntor.

Në fjalën e saj, ajo nuk i ka kursyer elozhet për kryebashkiakun Erion Veliaj teksa ka thënë se Tirana është sot kryeqyteti më i mirë në rajon. Më tej Spiropali sfidoi opozitën teksa i ftoi të përballeshin.

“Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi por për të rinjtë. E zgjodhëm këtë sepse PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin por mjet për të ndryshuar jetën e njerëzve. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë dhe e shikon ndryshimin.

Madje mund të themi që është kryeqyteti më i mirë në Rajon. Nuk e kanë mendjen tek vendi por tek pushteti. I themi të vijnë të përballen me ne kur të jenë gati.

Por nuk janë gati dhe ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën si kryeministër,”-tha ndër të tjera Spiropali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re