Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi prej disa muajsh janë bërë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri. Çifti i famshëm kanë qenë shumë aktiv dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video të Zërit i cili që tani ka fituar zemrat e ndjekësve.
Për herë të parë Gjiko ka folur së fundmi për djalin e tij dhe martesën me Elitën në një intervistë në emisionin “Nd’rrimi i Natës”. Ai ka treguar se Zëri dhe martesa e kanë ndryshuar shumë dhe madje ka zbuluar dhe se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.
“Unë veç kam dashur të martohem. Sendi më i mirë është që mua më ka shtyrë të bëhem njëri më i mirë, për vete që të jem prind më i mirë për Zërin”, ka thënë Gjiko.
“Të gjithë thonë që duket krejt si unë, por unë kur e shoh duket krejt si nëna e tij, kështu që se di është akoma i vogël”, ka thënë Gjiko.