Sipas mediave botërore, Britania e Madhe po përgatitet për fillimin e fushatës së vaksinimit.

Konkretisht, ndër përdoruesit e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, e cila kohët e fundit ka marrë miratimin e autoriteteve britanike, do të jetë Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj Princi Philip.

Ata do të jenë ndër të parët për shkak të moshës së tyre, jo për shkak të nderit mbretëror.

Çifti më i vjetër mbretëror britanik do të njoftojë për publikun pasi të vaksinohen në mënyrë që të inkurajojë më shumë njerëz ta bëjnë këtë, të gjitha nga frika se grupet anti-vaksinë mund të kenë një ndikim në popullatën e përgjithshme.

Vaksinimi në Britaninë e Madhe pritet të nisë më 8 dhjetor. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se vaksina mbërriti e sigurt në Britaninë e Madhe nga Belgjika.

Pasi të jetë kontrolluar cilësia e saj, domethënë, të  konfirmohet që vaksinat janë ruajtur në temperaturën e kërkuar, ato do të shpërndahen në spitalet në të gjithë vendin, duke e bërë Britaninë e Madhe vendin e parë perëndimor që aplikon vaksinën anti-COVID, shkruan Straits Times.

Qeveria britanike ka siguruar 40 milion doza, të cilat do jenë të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz me një regjim dy dozash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re