Një video e bisedës mes Elon Musk dhe gazetarit të BBC-së, James Clayton, po përhapet furishëm në rrjetet sociale. Drejtori ekzekutiv i Twitter-it në bisedë e akuzoi gazetarin e BBC-së se nuk ka mundur të citojë shembuj të gjuhës së lejuar të urrejtjes në këtë medium social.

Njeriu i BBC-së e pyeti Musk se si planifikon të trajtojë incidentet e gjuhës së urrejtjes të raportuara në Tëitter. Kur Musk i kërkoi gazetarit të citonte disa shembuj të gjuhës së urrejtjes në Tëitter, gazetari refuzoi.

“Për çfarë lloj gjuhe urrejtjeje po flisni? Dua të them, ju përdorni Twitter: a shihni një rritje të gjuhës së urrejtjes? Një rast personal? Nuk jeni në gjendje të citoni?! Unë mendoj se kjo është absurde, po gënjen”, tha rrëmbyeshëm miliarderi.

“Unë po kërkoj një shembull dhe ju nuk mund të jepni një. Ndaj them: zotëri, ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Ju nuk mund të më jepni një shembull të përmbajtjes urrejtjeje, as edhe një tëeet E megjithatë ju pretendoni përmbajtje gjithëpërfshirëse të urrejtjes. Kjo është një gënjeshtër, ju thjesht gënjeni,” këmbënguli Musk.

Për kujtim, BBC u etiketua së fundmi nga Twitter si një “media e financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, gjë që çoi në një reagim të ashpër nga televizioni publik britanik.

“BBC është dhe ka qenë gjithmonë e pavarur. Ne financohemi nga publiku britanik përmes tarifës së licencës,” tha BBC në një deklaratë.

Në intervistë, Elon Musk akuzoi BBC-në për fshehjen e efekteve anësore të vaksinimit kundër COVID-19 dhe përhapjen e dezinformatave rreth maskave.

“A e konsideron BBC-në edhe veten përgjegjëse për dezinformatat në lidhje me maskat dhe efektet anësore të vaksinimit? Ju nuk e raportuat fare”, tha Musk. “Po për faktin se BBC ishte nën presion nga qeveria britanike për të ndryshuar politikën e saj editoriale?”

Komentet për intervistën janë të shumta dhe shumë pajtohen me faktin se në intervistë gazetari i BBC-së thjesht nuk ishte në nivelin e Elon Musk. “Ai e shkatërroi!”, ka shkruar një komentues. “Kjo është se si duket gazetaria e BBC-së. Ata nuk mund të citojnë një shembull të vetëm.”

Ndërkohë intervista është bërë virale dhe vetëm në YouTube brenda pak orësh është shikuar disa milionë herë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re