Babai i Elon Musk tha për mediat e huaja se kishte frikë se djali i tij miliarder mund të vritej. 77-vjeçari Errol Musk kritikoi edhe një artikull të fundit në The New Yorker që eksploronte ndikimin e personit më të pasur në botë në vendimet e qeverisë për luftën në Ukrainë.

 

Zyrtarët e Pentagonit i thane “The New Yorker” se Elon Musk trajtohej si një “zyrtar I pazgjedhur” dhe ngritën shqetësime për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit. Raporti gjithashtu theksoi se sa vendimtare kishin qenë satelitët Starlink të SpaceX në luftën në Ukrainë. “Kjo është një punë e suksesshme, një sulm I hapur I sponsorizuar nga qeveria për Elon,” tha babai i miliarderit.

 

Dhe kur gazetari i The US Sun pyeti nëse kishte frikë se “qeveria” mund të vriste djalin e tij, ai u përgjigj: “Po”. CEO i SpaceX ka një marrëdhënie të tensionuar me babanë e tij dhe më parë e ka quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”. Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, miliarderi dukej se bënte shaka duke thënë se ai mund të ” vdiste në rrethana misterioze ” pas një debati me shefin hapësinor të Rusisë mbi SpaceX që u jepte terminale Starlink ushtarëve ukrainas. Por shqetësimet e sigurisë për Elon Musk ishin më të dukshme gjatë kohës që gjurmohej avioni i tij privat./ businessinsider.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re