Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.
Musk ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në aplikacioni e emërtuar së fundi X e njohur më parë si Twitter.
“Beteja Zuck vs Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët”,-shkruan Musk në një postim mëngjesin e kësaj të diele , pa dhënë detaje të mëtejshme.
Bëhet me dije se mediat e huaja i janë drejtuar platformës Meta, kompani që posedohet nga Zuckerberg, duke i kërkuar një koment mbi këtë deklaratë por mesa duket kompania ka zgjedhur ta injorojë atë.