Prej afro 1 viti pasi bleu për 44 miliardë dollarë kompaninë e mediave sociale, Twitter, Elon Musk njoftoi sot ndryshimin e madh në këtë platform. Zogu i famshëm ngjyrë blu është zëvendësuar tashmë me gërmën “X”.Këtë ndryshim e vunë re kryesisht njerëzit që këtë rrjët social e përdoorin në kompjuter. Ndërsa në smart phone vijon të jete ende logoja e vjetër.

Musk ka qenë prej kohësh një adhurues i gërmës “X”. Miliarderi zotëron gjithashtu kompaninë e raketave “Space Exploration Technologies Corp”, e njohur si SpaceX.

Në vitin 1999 ai themeloi një biznes në internet të quajtur X.com, një kompani shërbimesh financiare në internet e njohur tani si “PayPal”.

Blerja dhe riemërtimi i rrjetit social “Twitter” janë pjesë e strategjisë së zotit Musk për të krijuar atë që ai cilëson si “supër aplikacioni”, i ngjashëm me WeChat, që përdoret në Kinë, i cili kombinon bisedat me video, mesazhe, transmetim të drejpërdrejtë si dhe kryen pagesa financiare.

Ekspertët, megjithatë thonë se emri i ri do të ngatërrojë pjesën më të madhe të audiencës së medias sociale, e cila tashmë është përballur me një sërë ndryshimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re