Multimiliarderi iu përgjigj nga rrjeti social “Twitter” deklaratës së drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit (PBU/WFP), David Beasley, i cili pati thënë se miliona njerëz që vuajnë nga uria anembanë globit, mund të ndihmohen me vetëm 2% të pasurisë së Elon Musk.

“Nëse WFP-ja mund të shpjegojë me saktësi në Twitter se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin çështjen e urisë në botë, unë do të shes aksionet e mia në Tesla menjëherë tani”, shkroi Elon Musk në median sociale.

“Ju lutemi përshkruani me detaje shpenzimet tuaja aktuale dhe të propozuara në mënyrë që njerëzit të mund të shohin saktësisht se ku po shkojnë paratë. Drita e diellit është një gjë e mrekullueshme. Bëjeni këtë në mënyrë transparente që publiku të shohë saktësisht se si po shpenzohen paratë”, shtoi ai.

Kurse drejtori i WFP-së, Beasley, i propozoi Musk që të takoheshin për t’i treguar atij planet e tij, në vend që të komunikonin përmes “Twitter”.

David Beasley tha se WFP-ja ka një sistem transparent e të hapur dhe se ai do ta garantonte këtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re