Një deklaratë e papritur është bërë në rrjetin social Twitter të Elon Musk në orët e fundit. Ai flet për vdekjen e tij në rrethana misterioze dhe iu drejtohet ndjekësve që nëse kjo ndodh, ka qenë kënaqësi që i ka njohur.

“Nëse vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju kam njohur”.

Ky postim ka marrë 87.6K retweets, pra është shpërndarë më shumë se 87 mijë herë.

A është ky një “eksperiment social” i Musk tani që u bë pronar i rrjetit social Twitter? Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës ‘Forbes’.

Pasuria e tij ka një vlerë neto prej 273,6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.
Burimi: Gazeta Liberale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re