Skip to content

Elon Musk shet aksione të Tesla-s me vlerë 3.58 miliardë dollarë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk shiti 3.58 miliardë dollarë aksione tjera të Tesla-s këtë javë.

Sipas njoftimit të Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), Musk shiti 22 milionë aksione të kompanisë.

Musk, i cili bëri shitjen e dytë të aksioneve pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, shiti gjithashtu 3.95 miliardë dollarë aksione të Tesla-s në nëntor.

Përveç kësaj, Musk shiti aksione të Tesla-s me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë në prill dhe 6.9 miliardë dollarë në gusht të këtij viti.

Burimi: AA