Pronari i “X” Elon Musk, i pranishëm në ditët e politikës, debatit në Atreju 2023 në Romës ka dalë në skenë me djalin e vogël në qafë. Vogëlushi refuzoi të zbriste nga shpina e Miliarderit Elon Musk, i cili duhet të vazhdonte konferencën në partinë e Gorgia Melonit.

Këtë veprim Musk e bëri për një arsye. Për të dhënë një mesazh të fuqishëm për rënien demografike të popullsisë dhe lindjen e fëmijëve.

Lexo edhe :Related Posts

Musk u përpoq ta ulë në këmbë djalin e vogël, por ai bëri përpjekje për të mos u larguar nga krahët e të atit.

Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë një punonjëse. I vogli sërish refuzon dhe e kap për këmbe të atin deri në një moment kur një nga personeli e kap hopa djalin dhe e largon nga skena.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re