Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan të qartë për mbështetjen e fosenerisë, këtë sektor jetik, për punësimin dhe ekonominë e vendit.

Në një postim në Facebook, shkruan “janë mijëra e mijëra familje, të cilat sigurojnë mbijetesën falë të ardhurave në sektorin fason. “Rilindja” e ka sabotuar me ndërgjegje dhe me vetëdije të plotë sektorin e fasonerisë në emër të interesave të oligarkisë duke i krijuar probleme të mëdha.”

Postimi i plotë i Elona Gurit

Janë mijëra e mijëra familje, të cilat sigurojnë mbijetesën falë të ardhurave në sektorin fason.
“Rilindja” e ka sabotuar me ndërgjegje dhe me vetëdije të plotë sektorin e fasonerisë në emër të interesave të oligarkisë duke i krijuar probleme të mëdha.

LSI ka një plan të qartë për mbështetjen e këtij sektori jetik për punësimin dhe ekonominë e vendit:

1) Ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, know-how), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para, si një masë emergjente, e drejtpërdrejtë.

2) Mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie.

3) Mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit.

4) Mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta.

5) Heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për tregun vendas.

6) Krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi.

Programi ynë do zbatohet me përpikmëri që në ditët e para të qeverisjes.

Janë mijëra e mijëra familje, të cilat sigurojnë mbijetesën falë të ardhurave në sektorin fason.

“Rilindja” e ka…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, April 7, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re