Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, shprehet se forca e kësaj partie sa vjen e rritet deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Teksa publikon pamje nga takimet e saj në kuadër të fushatës zgjedhore, Guri thekson se LSI-ja shkon e fortë drejt fitores së madhe për të përmbushur misionin e saj për t’ia kthyer Durrësin qytetarëve.

Po ashtu, Guri shprehet se misioni i LSI-së në këto zgjedhje është që të rikthejë shpresën që fëmijët tanë të mos largohen, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.

“LSI shkon e fortë drejt fitores së madhe për të përmbushur misionin e saj për t’ia kthyer Durrësin qytetarëve dhe për të rikthyer shpresën që fëmijët tanë të mos largohen por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Durrës, Elona Guri.

LSI shkon e fortë drejt FITORES SË MADHE për të përmbushur misionin e saj për t’ia kthyer Durrësin qytetarëve dhe për…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, April 8, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re