Kryetarja e “Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë”, Elona Meta si arsye pse shqiptarët largohen nga Shqipëria renditi mbijetesën.

 

Në një lidhje telefonike nga Gjermania për emisionin “Kapital”, Meta deklaroi se në vendin tonë nuk të ofrohet asgjë dhe nuk të vlerësohet mundi.

 

“Ikja jonë ishte si mjë arratisje. Kjo është e vërteta. Ne nuk ikëm të lumtur, ne ikëm sepse donim të mbijetonim jo se donim të bënim karrierë. Pastaj vinin edhe ata hapat e tjerë që donim të realizonim diçka. Goditja më e madhe është truri i Shqipërisë dhe arsyeja e largimit është paga dhe mos-intgegrimi në shoqëri. Nuk të ofrohet asgjë, ëndrrat e tua nuk të ofrohen, ti nuk je askushi. Në Gjermani ku jam unë të paktën të ofrohet diçka, edhe pse ka kushte të vështira. Gjërat janë të vendosura paraprakisht, çdo gjë lidhej me politikën. Unë duhet të largohesha për të mbijetuar. Në vendet e tjera largimi bëhet për të rritur cilësinë e jetesës, por në rastin tonë nuk është kjo.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re