Është arrestuar këngëtarja e njohur Elsa Lila, pjesë e një bande të trafikut të drogës në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat zbulojnë dhe rolin si financiere që ka pasur këngëtarja e njohur shqiptare.

Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi, i cili dhe më herët ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë ekzekutuar 9 nga 13 urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria.

Petrit Bardhi nga ana tjetër, është vënë në pranga edhe 7 vite më parë, pas atij operacioni që u quajt ‘boksierët’, pasi veç tij u arrestuan dhe disa kolegë, përfshirë Orial Kolajn, ‘kampionin italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.

“Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Në agim të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e shitjes së drohës. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në një tjetër operacion të mëparshëm të antimafias italiane”, raportojnë mediat në vendin fqinj.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re