La Gazetta Dello Sport ka publikuar edhe këtë vit pagesat që marrin klubet e kategorisë kryesore, Seria A,, dhe nga gjithë shqiptarët që luajnë mes tyre, Elseid Hysaj vazhdon të jetë më i paguari, me 1.6 milionë euro neto në vit.

Pas Hysës vijnë Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Dyrmishi me përkatësisht 1.3, 1.2 dhe 1 milionë euro.  Ndërsa Xhemajli te Bolonja është i fundit që qëndron mbi një milion, me 1.2 milionë euro.

Lojtarët e tjerë paguhen nën 1 milion, që nga Gjimishti me 400 mijë euro e deri te Emanuel Ndoj, Sajmir Ujkani, Kastriot Dermaku, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Xhimshiti merr 400 mijë euro në vit tek Atalanta, ndërsa shumë më pak për Dermakun që ka nënshkruar për 180 mijë euro në sezon. Marash Kumbulla që është pjesë e Veronës në Seria A merr një shifër modeste prej 50 mijë eurosh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re