Prej ditësh në media kanë qarkulluar video të shkëputura nga intervistat që këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë në Izrael ku në një pjesë të tyre ishte ngatërruar me gjuhën duke lënë të kuptohet se nuk e fliste mirë anglishten.

Lidhur me këto video reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, një pjesë e madhe e kanë kritikuar këngëtaren për anglishte dhe një pjesë tjetër i kanë dal në mbrojtje. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme Jonida dhuroi një performancë mahnitëse në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion duke u kualifikuar për në finale e madhe.

Lidhur me kualifikimin e saj ka reaguar së fundmi edhe këngëtari Elton Deda i cili ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që ofenduan këngëtaren e njohur.

“Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lerini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë.”, ka shkruar Deda në postimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re