Me mijëra persona ishin ne pritje, por koncerti i fundit i Elton John nuk shkoi si duhet, madje u mbyll para kohe.
Këngëtari
72-vjeçari pati probleme shëndetësore dhe humbi zërin, duke u detyruar të ndërpriste
koncertin për shkak të ftohjes.
“Më vjen keq.
Kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj më”, ka thënë këngëtari, duke u mbështetur
më pas mbi piano. Disa ndihmës të tij e shoqëruan atë të largohej nga skena nën
duartrokitje e shumta të të pranishmëve.
“Këndova me
zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, shumë i
mërzitur, po kaq sa në faj. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të
jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat. Përjetësisht mirënjohës”,
shkroi më pas në rrjetet sociale këngëtari.
