Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme krijimin e një ministrie të re që do drejtohet nga Blendi Gonxhja. Para ketij vendimi, Blendi Gonxhja ka mbajtur postin e Drejtorit te Pergjithshem te Sherbimeve te Transportit Rrugor.

Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete. Me kete levizje, Ervin Metes do t’i mbetet vetem ministria e Financave.

Po ashtu në këtë ministri të re, do të shkrihet dhe Kultura, ç’ka nënkupton largimin e Elva Margaritit në ministria që drejton aktualisht.

Ndërkohë që risia do të jetë dhe Inovacioni, pjesë e minsitrisë së re. Ministria e Inovacionit ka ekzistuar qe ne vitin 2013-2017, dhe kete post e ka patur Milena Harito.

Kjo ministri kishte ne varesi dhe Administrataten Publike, por gjate mandatit te dyte kjo ministri u vendos te ristrukturohej dhe te hiqej.

Administrata Publike mbeti ne varesi te DAP, nderkohe qe Inovaconi kaloi si drejtori ne varesi te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjitikes.

“Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhja, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”, ka bërë të ditur Edi Rama.

Postimi i plote i Kryeministrit

“Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.

Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

* Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhja, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”, ka bërë të ditur Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re