Këngëtarja Elvana Gjata përmes një postimi në Instasory ka uruar motrën e saj për ditëlindje duke i dedikuar disa fjalë të ngrohta.

Elvana ka publikuar gjithashtu dhe disa video, teksa krahas ka shkruar: “Përgjithmonë krenar deri në frymën timë të fundit. Ditët më të bukura duke kënduar me ty. Të dua me gjithë zemër. Gëzimi im.”

Një ditë më parë, Migena ndau një fotografi të vjetër ku shfaqej së bashku me Elvanën, ku shkruante se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot si gjithmonë.

“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re