Elvis Naçi ka reaguar në lidhje me aktin e rëndë të ndodhur në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, ku një 34 vjeçar qëlloi me thikë 5 besimtarë muslimanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Elvis Naçi i uron besimtarëve muslimanë të lënduar një shërim të shpejtë. Naçi përcjell dhe një mesazh për të ruajtur qetësinë, veçanërisht në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ku paqja e falja duhet të mbizotërojnë mbi mendjet e zemrat e njerëzve.

“Lusim Zotin e Madherishem t’ju jape sherim të shpejtë vëllezërve tanë që u sulmuan dhe u plagosen brenda Xhamise Dine Hoxha Tirane, ne kete Ramazan te begate duhet t’i marrim gjerat me qetesi ku paqja dhe falja të mbizoterojë! Amin.”-shkruan Elvis Naçi.

Lusim Zotin e Madherishem t’ju jape sherim të shpejtë vëllezërve tanë që u sulmuan dhe u plagosen brenda Xhamise Dine…

Posted by Elvis Naçi on Monday, 19 April 2021

Kujtojmë se në orët e drekës 34 vjeçari Rudolf Nikolla, me origjinë nga Mati, qëlloi me një thikë disa besimtarë, për arsye apo shkaqe ende të pazbardhura nga autoritetet. Babai i të riut foli në disa media dhe deklaroi se i biri vuante nga depresioni.

Fatmirësisht të pestë personat që u lënduan nuk kanë marrë plagë të rënda dhe pas kurimit në spital kanë dalë prej atje në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re