Imami Elvis Naçi, i cili është bërë shumë i famshëm në Shqipëri, për shkak të emisionit të bamirësisë që drejton, predikimeve që publikon në rrjetet sociale dhe blerjes së spitalit “Continental”, vijon të shënojë rekorde me fushatat e organizuara për mbledhje fondesh.

Pas shifrave rekord të mbledhura, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Naçi ka organizuar një fushatë online, për mbledhjen e fondeve për Ramazan të titulluar “Ramazan 2020” . Deri në këto momente, janë mbledhur 44,835 dollarë, por synimi i fushatës është shuma 250 mijë dollarë.

Ja si e shpjegon Naçi këtë fushatë:

Të dashur vëllezër e motra, 
Muaji i Ramazanit është muaji i bujarisë dhe solidaritetit. Të dyja këta virtyte njerëzore i manifestojmë përmes sakrificës. 
Ju ftoj të sakrifikojmë ca nga vetja, që një zemër fukaraji ca më shumë. Të pasurohemi duke dhënë e jo vetëm duke marrë. Kur merr pasuron duart, kur jep pasuron zemrën e shpirtin. 
Muaji i Ramazanit është festë për të gjithë ne, dhe uroj që festë të mbesi edhe për ata të cilët fati nuk i ka trajtuar më së miri. 
Si çdo herë, këtë kampanjë e udhëheq Shpëtim Useini i cili jeton e vepron në Peoria, SHBA. Të gjitha fondet e mbledhura, si gjithmonë, të transferohen direkt në llogarinë bankare të Firdeus në Tiranë. 
Zoti ju begatoftë dhe gëlzuar festën e madhe të muajit të Ramazanit. 
Me shumë dashuri, 
Elvis Nac

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re