Para disa muajsh Elvis Naci ishte shprehur ne studion e Shqiptarët për Shqiptarët se kishte ne plan realizimin e një projekti gjigand qe do te lumturonte te gjithe shqiptaret.

Imami u shpreh se bëhej fjalë për nje klinike qe ti kete te gjithe elementet brenda qe te varferit te hyne dhe te dalin me te gjitha analizat baze dhe te mos paguajne asgje.

Por vetëm sot eshte mesuar lajmi nga disa portale se Fondacioni qe ai drejton ka blere spitalin e njohur Continental.

Ai asokohe u shpreh se eshte nje projekt i madh mbi 200 mije euro, dhe se po e bisedon me miq neper bote për të arritur shumën e duhur dhe me sa duket ia ka arritur të bleje spitalin për 350 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re