Nga rrënojë ku humbën jetën njerëz, në një mrekulli që mund ta realizonim vetëm të bashkuar.

Të hënën në orën 19:00 do të bëhet përurimi i 150 shtëpive në Thumanë. Në emisionin e të shtunës në “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvis Naçi dha lajmin e shumëpritur, se amaneti i qindra mijëra shqiptarëve do të shkojë në vend.

Elvisi: Ne, ditën e hënë në orën 19:00, bëjmë përurimin e Thumanës, me në fund! Kjo është mirësia që kanë bërë shqiptarët. Nga rrënojat e jetët e humbura, desh i madhi Zot që kemi ardhur në ndërtimin e lagjes së bukur të Thumanës. Kjo është pjesa që ka bërë fondacioni Firdeus me kontributet e vëllezërve e motrave shqiptarë.

Eneida: Sa keni qëndruar në transmetim, në ditët e tërmetit?

Elvisi: Atëherë rrinim deri në 3-4 të natës, kishim një fuqi… se do t’i bëjë i madhi Zot këto punë, nuk lodheshim fare.

Sidriti: Në atë sezon kemi patur formatin që unë e Elvisi qëndronim në këmbë. Në atë kohë futëm kolltuqet se… (qesh)

Elvisi: Gjithsesi të hënën, në ditën e Bajramit, në orën 19:00, për të gjithë ata që duan të jenë prezentë, do të bëhet përurimi. Do të bëhet një përurim në formën e një koncerti të vogël, që të gëzojmë ato njerëz që kaluan atë tmerr.

Sidriti: Kjo pamje është shumë domëthënëse, sepse është materializuar çdo kontribut i shqiptarëve. Të mos harrojmë faktin se është bërë arredim dhe për ne është një kënaqësi shumë e madhe. Këtu është kontributi i atyre që kanë hequr nga vetja, nga fëmijët e tij dhe që e ka hedhur aty për të gjithë motrat e vëllezërit shqiptarë.

Elvisi: Do të ketë detaje që do të bëhen të njohura të hënën. Ne kemi bërë 150 shtëpi, ndërsa qeveria ka bërë pallatet. Duke qenë se ne fondin e kishim për Thumanën kryesisht, kemi bërë dhe mobilimin e shtëpive në pallate.

Ndiqeni në videon e mëposhtme diskutimin në studio për Thumanën:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re