Vazhdon prej më shumë se 2 orësh seanca e radhës që po mbahet në Kolegjin e Posaëëm të Apelimit për drejtuesen e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit ka bërë një përmbledhje të gjatë të të gjitha tentativave për të hedhur baltë ndaj saj përgjatë gjithë procesit të Vetingut, që nga vendimi për tu hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, e deri te emailit anononime që iu dërgohen KPK dhe ILD-së.

Imeraj është shprehur se ajo ka qenë gjithnjë e gatshme që të hetohet në të tre kriteret e rivlerësimit, ndërsa ka rrëzuar akuzat e bëra se ka vënë në përgjim një prej vëzhguesve ndërkombëtarë, duke e akuzuar atë me video me pullë të kuqe.

Elisabeta Imeraj: Më 16 tetor mbyllet procesi i vlerësimit. Pas paraqitjes së një kërkese nga ana ime, për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues, për papajtueshmëri, dhe pas mos marrjes së përgjigjes nga komisioni, është paraqitur një kërkesë përjashtimi.

Në asnjë moment vëzhguesi ndërkombëtar nuk i përmbahet motivit për pretendimet mbi një anëtare të komisionit. Në fakt, nuk mundesha të mendoja se një situatë e vitit 1999 mund të kishte pasoja mbi vlerësimin tim. Nëse Bungo nuk mbante mend asnjë rrethanë nga ky konflikt, si mundet, nëse vetë vëzhguesi ndërkombëtar e pranon këtë gjetje siç i është vënë përpara,vetë ky i fundit duhej ti drejtohej kësaj zonje për të mos u përfshirë në këtë proces.

Nuk mund të them sot para jush se Bungo ka bërë këtë apo atë, por të paktën duhet të kem formatin e pastër që vlerësimi ndaj meje të fillonte pa ankesa qoftë edhe personale. Pas miratimit të dorëheqjes së Bungos,e cila po të mbante mend konfliktin me ish-bashkëshortin, nuk kam dëgjuar që të ketë hetime mbi një kriter.

Hetimi i çështjes time ka vijuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë. Është e dukshme se ka patur një lloj paragjykimi. 6 shkurt 2020, trupa gjykuese vendos riçeljen e hetimit administrativ me tre kritere. Të mbyllet hetimi përsëri me një kriter thotë më pas vëzhguesi ndërkombëtar, që për mua ka një vlerësim dashakeqas.

Në lidhje me vëzhguesin që Rreme Shehu tha se e kam përgjuar, shantazhuar etj, ka qenë i ngarkuar, i keq informuar, jam e bindur, më pëlqen ta besoj kështu. Në këtë situatë kur bëri vlerësimin të mbyllet me një kriter, kur ishte vendosur nga trupa me 3 kritere, pse nuk e referoi arsyen e pretendimeve për përgjime?! Ai vëzhgues u largua disa kohë më pas edhe nga Shqipëria.

Unë përsëri nuk kuptoj arsyen se çfarë e shtyn një vëzhgues, që 7 muaj pas largimit nga Shqipëria, të dërgojë një email nderi, jo vetëm ai por edhe z. Jacobs. Kam qenë kureshtare të gjejmë kush është personi që ka kërkuar të bëhet hetim i plotë, kush ka përgjuar, pse e ka përgjuar dhe kë ka përgjuar.

Konfirmimi në detyrë është një vendimmarje pro meje, por unë shoh, që në të gjitha momentet kohore për vendimmarje të posaçme në raport me procesin e vlerësimit, ka ose një kallëzim, ose një email të sajuar ndaj meje. Më 25 mars 2021, pas seancës dëgjimore, Valentino Yneri me një email i dërgon OMN që unë kam punësuar në prokurori 3 familjarë. Ka një procesverbal në KPK.

I dërgon një email të dytë ku zgjerohet me pretendimet për veprime të kryera nga unë, pak minuta para shpalljes së rikonfirmimit tim në detyrë. Ky email ka qenë një ngarkesë karshi KPK, të cilët i quan deri edhe eunuk. Ju drejtohet me fjalë fyese, që nuk përdoren për një denoncues të saktë e të sinqertë. Ai thekson, se këta anëtar duhen ndjekur penalisht nga SPAK.

Nuk mund të kishte dijeni askush që në datën 26 mars ishte marrë vendimi për konfirmimin tim në detyrë, sepse nuk ishte shpallur ende. Si mundet, nuk ka asnjë shtetas në RSh të regjistruar me emrin Valentino Yneri, si mundet ky person dhe nga e dinte ai se kjo trupa gjykuese duhej hetuar nga SPAK se më konfirmoi mua në detyrë.

E si mundet të mos mendoj unë se kjo ka lidhje me kërkesën time për përjashtimin nga trupa të një gjyqtarje, po flas me çfarë mund të mendoj dhe jo me akuza. Si vë faj OMN kur vihet në lëvizje në raport me rëndësinë e emailit. 

Por duhet të jetë shterrues që ky email të mos shkaktojë pasoja në procesin e rivlerësimit. Ky email është dërguar në SPAK dhe ILD, në këtë të fundit me pretendinet e emërimit të familjarëve të anëtarëve të komisionit të vlerësimit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re