Kjo është receta për puding, të cilin e preferojnë shumë nutricistë.

Bëhet fjalë për desertin e shijshëm që pakëson nivelin e kolesterolit të keq në gjak, nxit tretjen dhe ofron ndjenjën e ngopjes, prandaj shihet si preparat për humbje në peshë.

Përbërësi bazë i këtij pudingut janë farat çia, që janë të pasura me aminoacidet omega 3 dhe omega 6, si dhe pemë dhe kakao pluhur.

Pikërisht shkaku i vlerave të veta ushqyese, këtë puding mund ta hani për kafjall, zamër ose darkë.

Përbërësit e nevojshëm:
150 ml qumësht orizi, kokosi ose bademi (bën edhe ujë), 2 lugë fara çia, 2 lugë kakao, 2 banane mirë të pjekura, ¼ e lugës së kafesë ekstrakte të vaniljes.

Përgatitja:
Farat çia i futni në qumësht dhe i lini të bymehen për rreth 15 minuta. Kur farat çia në tërësi të bymehen i derdhni në blender, e më pas shtoni bananet, kakaon dhe ekstraktet e vaniljes. Gjithë kohës i përzieni në blender, derisa të keni një masë unike. E ftohni mirë në frigorifer.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re