Ëmbëlsuesit pa sheqer nuk janë një alternativë e mirë për të zëvëndësuar sheqerin – thotë tashmë zyrtarisht Organizata Botërore e Shëndetësisë në një udhëzues të ri. Për të ruajtur peshën tonë dhe për të qëndruar të shëndetshëm, më mirë të merrnim parasysh një këshillë tjetër.

Gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen ëmbëlsuesve pa sheqer si stevia ose sakarina me besimin se po bëjnë diçka të mirë për veten e tyre. Në fund të fundit, nuk është sheqer. Por në terma afatgjatë ky është një gabim, pasi ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani po paralajmërojnë dhe në vend të kësaj po vënë në dukje rreziqet.

Ekspertët e shëndetit të Gjenevës kanë hedhur një vështrim më të afërt në studime të shumta mbi ëmbëlsuesit pa sheqer në funksion të numrit gjithnjë në rritje të njerëzve mbipeshë – dhe kanë regjistruar rezultatet në një udhëzues të ri:

Zëvendësuesi i sheqerit pa kalori nuk ka asnjë përfitim dhe nuk është as i përshtatshëm për humbje peshe dhe as për parandalimin e sëmundjeve.

OBSH përfshin të gjithë ëmbëltuesit sintetikë dhe natyralë si aspartame, ciklamat, sakarina dhe stevia si ëmbëlsues.

Studimet kanë treguar se ëmbëlsuesit pa sheqer mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë vetëm në afat të shkurtër.

Pasojat afatgjata të ëmbëltuesve

Megjithatë, kjo duket se nuk funksionon në planin afatgjatë: konsumi i rregullt rrit rrezikun e shtimit të peshës dhe madje edhe të të qenit shumë mbipeshë, sipas udhëzimeve.

Konsumimi i rregullt shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Rritet edhe vdekshmëria në moshën madhore.

“OBSH rekomandon që ëmbëlsuesit pa sheqer nuk duhet të përdoren si një mjet për kontrollin e peshës ose për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme”, thuhet në udhëzim.

 

Përkthyer nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.lavita-magazin.de/suessstoffe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re