Nga Hoxhë Alban Gorishti

Ekzistenca e fesë në këtë botë ndodh kur kjo e fundit takohet me njeriun. Një fe që qëndron në qiell, mbetet në qiell. Ndërsa kur feja takohet me njeriun, në këtë botë fillon rrjedha e jetës së saj. Duke hyrë në xhaminë e vjetër të qytetit tim sytë më shkuan tek kjo statujë e vogël e cila mbart në vetvete emrin e të dërguarit të madh të Islamit, Muhamedit alejhi selam. Por ajo që realisht ma vrau syrin ishte lartësia në të cilën ishte transportuar ajo statujë, një lartësi anormale (e lartë) për gjatësinë e një trupi mesatar. Shtoi kësaj llogjike edhe mundin që i është dashur të japë atij që e ka spostuar këtë statujë deri në atë pikë, një mund aspak normal për një fe që propagandon monoteizmin absolut në të gjitha sferat e saj.Për këtë arsye historikisht objektet të cilat pasqyrojnë një imazh të caktuar nuk janë preferuar të vendosen asnjëherë në vende të tilla dhe aq më tepër në mënyrë kaq të ekspozuar, kjo për të evituar çdo tentativë për të statujizuar konceptet dhe adhurimet brenda fesë së vetme monoteiste sot për sot në fytyrën e tokës.

Në këtë botë ndodh kur kjo e fundit takohet me njeriun. Një fe që qëndron në qiell, mbetet në qiell. Ndërsa kur feja takohet me njeriun, në këtë botë fillon rrjedha e jetës së saj. Duke hyrë në xhaminë e vjetër të qytetit tim sytë më shkuan tek kjo statujë e vogël e cila mbart në vetvete emrin e të dërguarit të madh të Islamit, Muhamedit alejhi selam. Por ajo që realisht ma vrau syrin ishte lartësia në të cilën ishte transportuar ajo statujë, një lartësi anormale (e lartë) për gjatësinë e një trupi mesatar. Shtoi kësaj llogjike edhe mundin që i është dashur të japë atij që e ka spostuar këtë statujë deri në atë pikë, një mund aspak normal për një fe që propagandon monoteizmin absolut në të gjitha sferat e saj.Për këtë arsye historikisht objektet të cilat pasqyrojnë një imazh të caktuar nuk janë preferuar të vendosen asnjëherë në vende të tilla dhe aq më tepër në mënyrë kaq të ekspozuar, kjo për të evituar çdo tentativë për të statujizuar konceptet dhe adhurimet brenda fesë së vetme monoteiste sot për sot në fytyrën e tokës.

Ky imazh imi përkon me një periudhë ku “I dhunuari “ kulturalisht po dhunon, pra dikur të krishterët u persekutuan për shkak të besimit të tyre nga paganët ndërsa sot po dhunojnë kulturalisht në mënyrë pagane pothuaj tërë botën nën sintezën e krishtlindjeve. Realisht krishtërimi ka bërë vazhdimisht të njëjtën gjë që në momentin kur u adoptua dhe u tjetërsua në një trup të vetëm me paganizmin, pra përshtatjen e vazhdueshme për mbijetesë. Fillimi I kësaj ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë, dhe konvertoi “ditëlindjen” e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u “pagëzua” dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishtere. Së paku, për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane. Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishën dhe e ngashënjeu përbrenda. Kisha e deklaruar krishtere u bë fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetëm emrat. Në disa raste, si në pashkët, nuk u prekën madje as emrat e vjetër paganë,kjo me qëllim për të bërë për vete paganët dhe për të shtuar numrin e ithtarëve formalë të krishterimi derisa u fundos në besëtytninë pagane.

Realisht tjetërsimi i mësimeve të Jezusit nën siglën e manipulimeve të Palit ishte diç e re për monoteizmin i cili në thelb mbizotëronte tek hebrenjtë e kohës së Jezusit, pikërisht monoteizmi që e lidh “pragun” Abrahamik dhe e vazhdon me Islamin si fe e cila promovon monoteizmin e vërtetë të Ibrahimit, për këtë Zoti tha në Kuran: Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata qëshin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos Allahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një…!” Mumtehine 4

Fakti nëse vetë Jezusi po propozonte një teologji rrënjësisht të panjohur për çifutët është një çështje që vazhdon të frenojë studiuesit. Është e qartë, megjithatë, se ai kurrë nuk e predikoi këtë doktrinë, më karakteristikja e Kishës, meqënëse ai, autorët e Dhjatës së Re dhe lexuesit e tyre të parë, ishin ngurtësisht monoteistë në kuptimin çifut. Në Librin e Veprave, më tepër se sa gjysma e debateve trajtojnë çifutët dhe besimet e tyre, por në asnjë pikë ne nuk vëmë në dyshim se besimi në një Zot në tri persona ishte apo jo pjesë e shpalljes së patrembur të dishepujve. Nëse ata do të kishin predikuar një gjë të tillë, çifutët pa dyshim do t’u ishin përgjigjur fuqimisht; por nga kjo autori nuk ka lënë asnjë të dhënë. Mesazhi dominues i Dhjatës së Re është monoteizmi çifut. Ndërsa vet në Bibël, Jezusi shfaqet herë herë duke mohuar shprehimisht faktin se ai është hyjnor. Tekstet përmbajnë: “Përse më quani të mirë? Askush nuk është i mirë përveç Zotit të Vetëm” (Marku 10:18)etj.

Duke u kthyer tek mendimi që përçojnë imazhet e mëposhtme , në këtë pikë lidhemi me besimin monoteist që shfaq Islami rreth vet konceptit të pejgamberit tonë, alejhi selam, koncept i cili nuk të lë rrugë ngatërrimi midis njeriut dhe Zotit, profetit dhe Krijuesit, adhuruesit dhe të adhuruarit.Vet pejgamberi ynë alejhi selam thotë: Mos më glorifikoni (shenjtëroni) mua siç glorifikuan (shenjtëruan) të krishterët me Isain, te birin e Merjemes, ngase unë jam rob. Thuani: Rob dhe i dërguar i Allahut” Transmeton Buhariu. Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi përmend se një njeri i kishte thënë Pejgamberit, alejhi’ selam: Cka të do Allahu dhe të duash ti! Pejgamberi, alejhi selam i tha: A më bëre të ngjashëm me Allahun, jo çka të dua unë por çka të do vetëm Allahu”.

Në thelb njeriu është shumë aparencial, merrët dhe angazhohet vetëm me të jashtmen dhe punon shumë për të fituar pak, ndaj shpesh nuk e lodh mendjen dhe as zemrën për ta fituar me pak mund të shumtën dhe më të mirën. Por mjaftohet dhe gëzohet me receta besimi që i jepen nga jashtë, shpesh receta të cilat nuk e zgjojnë kuptimin por e verbërojnë zemrën dhe e shurdhojnë dëgjimin ndaj vazhdimi i misionit (monoteist) profetik është detyrë e atyre që dëgjojnë kuptojnë dhe shikojnë. Kjo në thelb përbën edhe rolin e fësë në shoqëri. Rol që merr fuqi aktive në shoqëi vetëm pasi aktivizohet nën këtë prizëm monoteist ,duke ndjekur një linjë e cila e formëson praktikën nëpërmjet
të qenit rrob i Krijuesit dhe jo rrob i rrobit tjetër, rrob i një Zoti me cilësi të përkryera dhe atribute të cilat i takojnë vetëm një qënieje si ajo që ka krijuar mrekullitë që i shohim dhe nuk i shohim. E vetëm nëse arrihet kjo qasje mundet që feja dhe profeti të luajnë rolin e një ndërmjetësuesi efikas i cili i orienton njerëzit të shikojnë kah qielli në lutjet e tyre dhe jo kah muri i kishës apo kupola e xhamisë. Islami e drejton njeriun të mos formojë vartësi ndaj njerëzve si dhe as mos të krijojë shëmbëllime njerzore për Zotin e tij duke përzgjdhur kështu vet njeriun si përcjellës (institucioni i
rrëfimit tek prifti) të brengave të tij.

Por “Çfarë nevojash, kushtesh apo rrethanash e ftojnë fenë për të luajtur një rol me të gjerë në shoqëri sesa thjesht ndërmjetësimin midis njeriut dhe Zotit?

Të qënit rrob i një Zoti të tillë: Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi,
Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!“ Hashr 23-24

Ndërsa embrionologjia është shkenca që e vërteton këtë nënshtrueshmëri të lindur të njeriut ndaj krijuesit të tij,si dhe është shkenca e cila tregon absurditetin e hynjizimit të njeiut apo konsiderimeve pagane se dikur Zoti jetoi si i barabartë me njeriun madje dikur ishte vet krijim. Për këtë Islami mënjanoi cdo tentativë për ta trupëzuar adhurimin dhe lavdërimin ndaj Zotit duke glorifikuar (ne cdo formë) krijesën.

Dikur Aristoteli përmblodhi teoritë mbizotëruese në lidhje me krijimin e embrionit, polemika vazhdoi ndër mbështetësit e teorisë së embrionit të plotë xhuxh, që ekzistone në spermën e njeriut dhe atë të teorisë së embrionit të plotë xhuxh krijuar nga koagulimi i gjakut menstrual i gruas (trashje).

Shumica prej tyre besonin se njeriu është reduktuar në atë pikë të spermës, dhe ata vizatuan një figurë në të cilën ata e imagjinonin embrionin si një krijesë e plotë në rënie të spermës, e cila pastaj u rrit deri në mitër si një pemë e vogël. Prandaj, është e qartë se njerëzimi nuk e kuptoi se embrioni është krijuar prej spermës së një njeriu të përzier me vezën e një gruaje, përveçse në shekullin e 18, dhe vetëm për tu konfirmuar në fillim të shekullit të 20-të. Nga ana tjetër, Kurani i Shenjtë dhe fjalimet Profetike kanë konfirmuar në një mënyrë shumë të saktë shkencore krijimin e njeriut nga një pikë lëngu i përzier ku Kurani thotë; Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjoje dhe të shohë. (El Insan, 76:2)

Mitra është vendi ku embrioni rritet dhe zhvillohet para se të dalin si një qënie e krijuar plotësisht dhe e formuar mirë. Mitra është dalluar si një vend i sigurt për të kryer këtë funksion . E kështu pas 5 orësh formohet zigota, e cila është qeliza primare e njeriut dhe përmban 46 kromozome, karakteristikat gjenetike dominuese dhe ikës mund të shfaqen në fëmijët e prindit ose tek nipërat (faza e programimit gjenetik). Zigota ndahet pastaj shpejt pa ndonjë ndryshim në madhësi dhe lëviz nga tubi fallopian (lidh vezoren dhe mitër) në drejtim të mitrës, ku ajo është e implantuar siç futen
farat në tokë. Më pas Zigota ndahet brenda pak orëve nga procesi i fekondimit.

Ky proçes kjo shkencë na dëshmon atë që besimi e pohoi që në zanafillën e krijimit të njeriut, se Allahu nuk i ngjan asnjë krijese, të gjitha cilësitë e Tij ndryshojnë nga cilësitë e krijesave; Ai di, por dija e Tij nuk është sikurse jona, ka fuqi, por fuqia e Tij nuk është sikurse jona dhe sheh, por të parit e Tij ndryshon nga të parit tonë. Po ashtu dëshmon se ai që e trupëzon, ngurtëson adhurimin e tij duke portretizuar të shenjtën (Allahun) i tilli nuk kërkon Zotin e vet por thjesht një përmbushje tokësore të nevojës së tij për të besuar, një përmbushje me cfarëdolloj gjëje që ti dali para, pa pyetur për origjinën hyjnore të saj si dhe pa u preokupuar për manifestimet pagane të së njejtës. I tilli nuk e kërkoi Zotin e vërtetë të qiellit por u mjaftua me formulat pagane të objekteve pa shpirt dhe shpirtrave pa trup (djajve).

Pikërisht ashtu sikurse metaforikisht kjo statujë është përpjekje për të futur njëfarë paganizmi brenda monoteizmit, një farë dhënie rëndësi të konceptit të njeriut brenda një kulti që është ndërtuar për të madhëruar dhe përmendur vetëm Zotin, ngjashëm edhe idhujtaria zuri vend tek te krishterët kur emri i Isait u shëmbëlltye me kryqin e drunjtë, ndërsa lindja e tij u shndërrua në një koncept politeist, ku embrionologjia tashmë nuk u konceptua si një shkencë por u duk si teoritë e vjetra pagane pjellë e një imagjinate “pa Zot” . Ndërsa për një moment idhujtaria mu shfaq tamam si ajo statujë me emër profeti e mbështetur mbi këtë mur të renuar. Allahu thotë në Kuran:

“Mesihu nuk tërhiqet prej asaj, se është rob i Allahut, nuk tërhiqen as engjëjt më të zgjedhur. Kush
tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë
pranë Tij.” Nisaa: 172

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re