Festimet e natës së bardhë kulmuan me koncertin elektrizues të këngëtares me famë botërore Emili Sande. Kryebashkiaku Erjon Veliaj organizoi një pritje të veçantë për këngëtaren, të cilën e konsideroi si një burim frymëzimi për të rinjtë ndërsa i dorëzoi edhe celesin e qytetit.
 
Këngëtarja britanike vlerësoi mikpritjen ne kryeqytetin shqiptar.
 
“Vlerësoj ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana. Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja.”
 
Me rastin e “Natës së Bardhë”, Emeli Sande, e cila është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore, performoi disa prej hiteve më të mira, në koncertin e zhvilluar të mërkurën  në sheshin “Skënderbej”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re