Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur të pezullojë shkollën ditën e nesërme (27 nëntor), në të gjithë Shqipërinë.

Shahini në një postim në Facebook, veç shkollave, do të pezullohen dhe kopshtet, çerdhet dhe ato private.

“Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria.

Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jo-publiket) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi. Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.

Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!”, shkruan Shahini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re