Fjala e ambasadorit të delegacionit të BE, Luiggi Soreca

Ambasadori Shkurov, edhe një herë ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për ju dhe popullin tuaj. Ndërkohë që ne flasim, Presidenti Zelenksi po i adresohet Parlamentit Evropian në prezencën e Presidentit Mishel, Presidentes Von der Leyen dhe une si përfaqësues i zv/presidentit Borell në një sallë të mbushur me të gjithë parlamentarët në mbështetje të tij në atë adresim virtual.

Siç e dini, Evropa e dënon në termat më të ashpër të mundshëm, agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të kartës së OKB-së, në të njëjtën kohë duke minuar sigurinë jo vetëm evropiane por dhe atë globale.

BE-ja ka punuar pa rreshtur me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të bashkuar forcat për ti dhënë fund dhe t’i japim fund agresionit ushtarak rus duke miratuar rezolutën përkatëse. Duam të falenderojmë vecanërisht Shqipërinë si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për rolin vendimtar që ka luajtur në këtë kontekst.

Ju të gjithë e dini se Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të paprecedentë masash dhe sanksionesh, më të madhen ndonjëherë në histori dhe ndjehem krenar që kjo po ndihmon tashmë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.

Sanksione dhe masa duke filluar nga financimi për blerjen dhe shpërndarjen e armëve në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës në ngrirjen e aseteve dhe pezullimin e trasanksioneve për të dobësuar fuqinë e Rusisë në këtë luftë të padrejtë.

Përsëri, gjej rastin të përgëzojmë dhe përshëndes Shqipërinë për qëndrimin e saj të fortë politik në dënimin e menjëhershëm të agresionit rus, dhe në të njëjtën kohë, duke u linjëzuar plotësisht me të gjitha vendimet e BE-së, duke përfshirë sanksionet nga i pari në të fundit këtë mëngjes dhe duke qenë aty si një partner vërtet i besueshëm në këto kohë të vështira.

Ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë strategjikë rreth tavolinës dhe në mbarë botën për t’u siguruar që ky sulm i tmerrshëm ndaj një vendi të lirë e sovran do të ndalet dhe mbetemi në pritje të ditëve në vijim kur emergjenca të tjera mund të lindin nga shperngulja e qytetarëve ukrainas brenda vendit dhe ne vëndet fqinje të Bashkimit Europian.

Ju mund ta dini që Komisoni Evropian po shqyrton aplikimin direktivës së mbrojtjes së përkohshme, e cila u adoptua pas luftës në këtë rajon në vitin 2001, por që su vu në zbatim, e cila nëse miratohet nesër në Këshillin e Ministrave te Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të sigurojë një mbrojtje të plotë për qytetarët ukrainas deri në tre vite në secilin vend të BE-së.

Për këtë qëllim, Zëvendëspresidenti Borrell dhe Komisioneri Varhelyi po udhëtojnë sot drejt kufirit me Moldavinë për të parë situatën dhe për të raportuar përsëri në Këshill nesër. Edhe një herë dëshiroj të, shprehim sërish solidaritetin dhe mbështetjen për ju Ambasador Volodymy dhe për ju, ministër për një reagim të shpejtë të Shqipërisë për t’u bashkuar me qëndrimet e BE-së.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re