Prefektët s’duhet të firmosin buxhetin e bashkive nëse në to nuk janë parashikuar paratë për fatkeqësitë natyrore.
 
Thirrja është bërë nga kreu i emergjencave civile Shemci Premci, gjatë mbledhjes së shtabit në Shkodër, për masat e marra në prag të dimrit.
 
“Te ngrihet një grup pune qe te verifikoje situatën. Nuk duhet te dëgjojmë me që rruga e Thethit nuk mund te jete e hapur 12 muajt e vitit, apo rruga e Vermoshit. Te përqendrohen makinat, kripa dhe skorja aty ku janë me afer ndërhyrjes. Ka patur konflikte mbi kufijtë territorial. Ne emergjenca nuk ka kufij, mos ta dëgjoj me ketë gjë.”
 
Sipas Premcit bashkitë  e kanë detyrim ligjor të japin fonde për emergjencat.
 
“Bashkitë nuk raportojnë asnjëherë sa para hedhin per emergjencat, kur ligji parashikon 3% te buxhetit. Pra duhet ndryshoje ky mentalitet.”
 
Kjo është mbledhja parë pas kalimit varësisë emergjencave tek Ministria e Mbrojtjes.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re