Në fillim të mujit tetor të vitit që lamë pas, kryeminsitri i vendit, Edi Rama, njoftoi ditën e zisë për energjinë elektrike dhe e faturoi vështiresinë në tregun ndërkombëtar,  dhe po  në të njëjtën ditë, Partia Demokratike njoftoi planin me 7 pika për të dalë nga kriza. Që në ditën e parë u reflektua dakordësia mes PD dhe PS, për sa kohë që nga ana e opozitës, asnjëherë nuk është kërkuar shkaktari i krizës, por si të menaxhohej ajo.

Kjo dakordësi publike është manifestuar edhe në bashkëmenaxhimin e institucioneve kryesore të sektorit, ku familjarë të afërt të eksponentëve të rendësishëm të PD, kanë pozicion drejtues.

Në datën 11 shkurt 2022, Enti Rregullator i Energjisë, me firmën e kryterait Petrit Ahmeti, dhe me numër protokolli 182/3 është bërë njoftm fituesi për pranimin në shërbimin civili për shtetasin Denis Rushaj, si drejtor në drejtorinë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Në dokument  thuhet se Denis Rushaj është kandidat fitues me 95.8 pikë për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Denis Rushaj, është vellai i deputetit të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit, i prezantuar edhe nga Basha si eksperti për energjinë brenda grupit të tij, kjo edhe për faktin se ka mbajtur disa pozicione ne sektorin e energjisë.

Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha.  Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti  1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh),  ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.

Po kështu nga një kontroll në open data, Denis Rushaj rezulton të jetë edhe administrator dhe pronari i vetëm i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar BIG Machinery AL që nga data 22 shkurt I 2019-ës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re