Deputetja e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar zvkryeparlamentares Ermonela Felaj që të japë dorëheqje, pas emërimit të 4 familjarëve në Prokurorinë e Tiranës.

Vokshi iu drejtua duke i thënë “Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione”.

“Në ditët e fundit të qershorit është shpërndarë kalendari i shpërndarë nga Konferenca e Kryetarëve, që në fakt nuk ka lidhje me rendin e ditës. Pra jo vetëm e shkelët herën e parë, kur në kalendarin e punës vendosët tre institucione kushtetuese që të diskutoheshin, e hëna i takon çështjeve zgjedhore dhe nuk shkelet rregullorja. Kjo mund të shkelet vetëm në raste për çështje urgjente dhe projektakt, nëse është urgjente se ju e mbyllët parlamentin për dy muaj me urdhër të Ramës, për të mbyllur zërin e opozitës, kjo përmban shkelje të vazhdueshëm. Në fakt nuk pres nga ju zonja Felaj që të respektoni rregulloren, pasi ju nuk duhet të ishit sot aty, do ishte në nderin tuaj të kishit dhënë dorëheqje për ndërhyrje në reformën në drejtësi apo institucione”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re